Lajme

Franca thotë se Ushtria e Kosovës s’u bë në kohë të duhur

Edhe pse ka nënshkruar deklaratën për të përkrahur të drejtën e Kosovës për të pasur ushtri, përfaqësuesi i Francës në Këshillin e Sigurisë të OKB-së, Francois Delattre, ka thënë se votimi për Ushtrinë e Kosovës ka ardhur në një kohë jo të duhur.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga Serbia për vendimin e Kosovës për Ushtri, ai ka kërkuar nga dy shtetet që të mos lëshojnë deklarata e të mos marrin masa që pengojnë normalizimin e marrëdhënieve.

Ai ka thënë se megjithatë FSK-ja s’mund të shkojë në veri pa lejen paraprake të KFOR-it.

Delattre ka kërkuar nga Kosova që të heqë taksën 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, pasi siç ka thënë është në kundërshtim me marrëveshjet për tregti të lirë, dhe se kjo nuk i kontribuon situatës.

LEXO EDHE:  Vuçiq pas adresimit tek populli serb, do niset drejt kufirit me Kosovën