Lajme

Fotografitë e dhimbshme kur FSK’ja nxori trupat e pajetë të minatorëve të Artanës

Ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë të Kosovës, pas mesnate, kanë arritur të nxjerrin trupat e pajetë të dy minatorëve të Minierës së Artanës.

Operacioni i nxjerrjes së trupave ka zgjatur disa orë, për shkak të specifikave të punës.

Në operacion kanë marrë pjesë: FSK-ja, Policia e Kosovës, Zjarrfikësit, njësitet e Kërkim-Shpëtimit të Minierave, si dhe institucione tjera të sigurisë.

Trupat e pajetë i janë dorëzuar Institutit të Mjekësisë Ligjore për procedura të mëtutjeshme.