Lajme

Fotografi kosovar kap pamje mahnitëse të drerit në Kosovë

Fotografi Arian Mavriqi, ka publikuar dje një video të një dreri diku në malet e Kosovës. Gjelbërimi përreth dhe bukuria e drerit, bën të duket shumë e bukur kjo pjesë e natyrës së Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Padyshim që në Kosovë bukuritë natyrore nuk mungojnë fare.

Kushdo që vendos të shëtis natyrën e saj, do të mahnitet me pamjet e bukura të cilat do t’i hasin me sy.

Fotografi Arian Mavriqi, së fundi ka realizuar një video në të cilën shihet në drerë dhe pamja që i jep ai natyrës të jep kënaqësi të madhe, kur sheh se diçka e tillë është kapur nga syri i kamerës tek ne në Kosovë.

Mavriqi njihet si fotografi që bën video dhe fotografi të florës dhe faunës në vendin tonë. /gazetametro.net