Lajme

Foto e veçantë: Presidenti amerikan Biden, Presidenti Thaçi dhe kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj!

I nominuari i PDK’së për kryeministër të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pasur fatin të takojë personalisht presidentin i SHBA’së, Joe Biden, në vitin 2016, gjatë vizitës së këtij të fundit në Kosovë në kohën sa ishte zëvendëspresident i presidentit Barak Obama, shkruan Korrespodenti.

Biden, i cili njihet si një nga mbështetësit më të mëdhenj të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, kishte pasur takim të veçant me ish-presidentin Hashim Thaçi, si dhe krerët e tjerë të shtëtit, ish-kryeministrin Isa Mustafa dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Ndër personalitetet që kishte fatin ta takojë personalisht presidentin Biden Ishte edhe Enver Hoxhaj, tani kandidat për kryeministër të Kosovës nga radhët e PDK’së.

Kujtojmë se kjo ishte vizita e dytë e tani presidentit amerikan Joe Biden në Kosovë. Ai, çdo herë kur është pyetur për Kosovën, u ka bërë të qartë se kapitulli për Kosovën është i mbyllur si shtet i pavarur dhe sovran. /Korrespodenti


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?