Lajme

Foshnja “zhduket” në barkun e nënës, vëllai binjak lind me shenjën e çuditshme në këmbë

Payelon Givens ka një shenjë lindje në gju, të ngjashme me formën e motrës së tij binjake, në skanimin e tyre 10-javor me ultratinguj.



Nëna KisLevonia Givens, vetëm 28 vjeç nga Louisiana në SHBA, përjetoi një shqetësim të madh kur mjekët zbuluan se foshnja  kishte vdekur dhe u “zhduk” në javën e 13 të shtatzënisë.

Mjekët e përshkruanin atë si “sindroma binjake e zhdukjes”, një fenomen në të cilin një fetus zhytet në trupin e nënës ose vëllait të tij.

“Pas lindjes, një nga infermierët hyri brenda dhe më tregoi shenjën e tij të lindjes. Më shokoi, por unë isha e lumtur dhe duke qeshur, ishte e mahnitshme. Është e pabesueshme, është një ndjenjë e çuditshme. Kam qarë shumë, gjithashtu dhe kam shumë pyetje”.

Në lidhje me rastet, mjekët janë shprehur se nuk është e qartë pse foshnja zhduket në mitër, por mund të jetë për shkak të anomalive kromozomale.