Lajme

Fortunë e tmerrshme në Ulqin, pushuesit kosovarë: Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë

Shtrëngata jashtëzakonisht e fuqishme dhe e frikshme që goditi mbrëmë Ulqinin shkaktoi edhe dëme të mëdha materiale, duke dëmtuar makinat dhe duke rrëzuar drunjtë.

Ishte një sistem shumë i fuqishëm stuhish që arriti në Ulqin dhe Shqipëri që nga Dalmacia e Kroacisë, përmes Bosnjë e Hercegovinës dhe Malit të Zi.

Kaos i vërtetë u shkaktua edhe në plazhe, ku çdo gjë mbeti e përmbysur, shkruan Reporteri.net.

Disa pushues kosovarë që aktualisht po kalojnë pushimet në Ulqin kanë thënë se nuk kanë parë stuhi të tillë në jetën e tyre.

Kujtojmë se nga reshje të fuqishme shiu mbrëmë u përfshi edhe Kosova. Sipas meteorologëve mot i tillë pritet të mbajë edhe në ditët në vijim./Reporteri.net

Shikoni pamjet e dërguara: