Lajme

Forca të mëdha policore rrethojnë studion e Pressingut në pritje të Dardan Molliqajt

Policia e Kosovës po e kërkon kreun e PSD-së, Dardan Molliqajn, për ta arrestuar pas veprimeve të tij në protestën që u mbajt të shtunën, shkruan Express.

Makina civile dhe zyrtare të Policisë së Kosovës kanë mbërritur afër zyrave të T7 nga ku pritet të transmetohet drejtpërdrejtë emisioni Pressing, ku i ftuar është Molliqaj.

Policia e Kosovës është duke e kërkuar Molliqajn që nga dita kur u mbajt protesta e PSD-së kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, vendim ky që pritet të merret së shpejti pasi ZRRE-ja i ka bërë rekomandim qeverisë.

LEXO EDHE:  E rëndë: 30-vjeçarja në Ferizaj që tenton t’i japë fund jetës, i dërgon bashkëshortit fotografi të litarit

Në protestën që pati mijëra qytetarë nuk pati incidente, megjithatë më vonë doli një video ku shihej Dardan Molliqaj teksa godet me shuplakë një zyrtarë policor.