Lajme

Flet Vjosa Osmani tregon kush e ka fatin e koalicionit në dorë

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie do të vendos për koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje.

Osmani para mediave deklaroi se deputetët do të vendosin për këtë temë, dhe se në ditët në vijim beson se do të mblidhen organet e partisë.

“Kjo është çështje për të cilën vendosin anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm edhe përfundimisht pastaj deputetët, ata që e kanë legjitimitetin qytetar për të vendsour për tema të tilla, është në vullnetin po ashtu edhe në ndërgjegjen e secilit anëtar të këshillit, besoj që në ditët në vijim do të mblidhen organet e partisë, që e kanë detyrën sipas statutit”, thotë ajo.

Ajo tha se sot do të konsultohen për thirrjen e Këshillit të Përgjithshëm dhe sipas saj çdogjë tjetër është në do të jetë në dorë të anëtarëve të këshillit.

“Do të konsultohemi sot lidhur me kohën kur do të thirret këshilli i përgjithshëm. Nuk ka sot mbledhje kryesia. Unë kam deklaruar dje dhe e përsëris edhe sot për propozime të tilla vendos Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, natyrisht do të diskutojmë për rimandatimin e ekipit tonë për të vazhduar negociatat, anëtarët e Këshillit do ta marrin vendimin e tyre për këtë temë, nuk është e drejtë të vlerësoj se cka do të vendosin ata”, tha Osmani.

E pyetur për raportet me Agim Veliun, ajo tha se në LDK ka atmoferë të antarësisë në LDK.

“Unë sapo u ktheva nga Reçaku, ku ishim bashkë me një ekip të LDK-së për të shprehur nderimin tonë për viktimat e asaj masakre, dhe natyrisht se u takuam me shumë njerëz që janë pjesë e anëtarisë në LDK, mund të them që atmosfera në LDK është atmosferë e antëarësisë në LDK. Unë jam shumë optimiste si person dhe nuk lejoj askush të ma humb atë optimizëm”, ka shtuar ajo.


SHIKO VIDEON