Lajme

Flet “jerëm” Kadri Veseli: Kjo është deklarata e tij për protestën dhe vizitën e Thaçit në Ujman

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka komentuar zhvillimet e sotme në vend, protestën e organizuar nga VV-ja kundër idesë për korrigjim të kufirit dhe vizitën e Presidentit Hashim Thaçi në veri të Kosovës, duke i cilësuar si të pafavorshme për vendin.

Veseli, duke aluduar tek lideri i VV-së Albin Kurti dhe kreu i shtetit Thaçi, i quajti ata “manipulues politikë”.“Një gjë duhet ta ketë të qartë secili: Kosova, sovraniteti i saj, integriteti i saj territorial, kufijtë e saj, veriu i saj, nuk mbrohen me demonstrime të rrejshme patriotike kundër njeri tjetrit. Duhet të marrë fund kjo politikë e mbrapshtë, që prodhon situata manipuluese dhe të rrezikshme për vendin, të tilla si të ditës së sotme”, tha Veseli, përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin shoqëror “Facebook”.

LEXO EDHE:  Deputeti serb: Në luftën njëditore midis Vuçiqit dhe Kurtit, Serbia pësoi disfatë

Sot nuk fitoi asgjë Kosova. Sot humbën qytetarët e saj, u lëndua besimi i tyre në shtetin e Kosovës. Sot fituan inatet kundër njëri tjetrit dhe manipuluesit politikë.

Një gjë duhet ta ketë të qartë secili: Kosova, sovraniteti i saj, integriteti i saj territorial, kufijtë e saj, veriu i saj, nuk mbrohen me demonstrime të rrejshme patriotike kundër njeri tjetrit. Duhet të marrë fund kjo politikë e mbrapshtë, që prodhon situata manipuluese dhe të rrezikshme për vendin, të tilla si të ditës së sotme.

Ka vetëm një mënyrë për të mbrojtur dinjitetin e qytetarëve dhe vetë shtetin e Kosovës: duke qëndruar të bashkuar përballë Serbisë. Rrugët tjera e kanë një emrues të përbashkët: dështimin dhe dëmtimin e shtetit. Pa asnjë dilemë!Qëllimi i protestës sipas organizatorëve është shfaqja e kundërshtimit ndaj idesë së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve me Serbinë.Për ditë me radhë, LVV ka publikuar video promocionale dhe ka bërë tubime ku ftoi qytetarët dhe aktivistët në protestë kundër idesë së presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve që sipas tyre nënkupton edhe shkëmbim territoresh./Gazeta Blic/

LEXO EDHE:  Kush është Milan Radoiçiqi?