Lajme

Flasin familjarët e 39 vjeçarit nga Mitrovica që vdiq pasi dogji vetën me benzinë

Përfundon autopsia e viktimës 39 vjeç nga Muçivërca, pritet përpilimi i raportit.

Të përcjellur nga policia erdhën në fshatin Muçivërcë të Kamenicës.

Këtu Instituti i Mjekësisë Ligjore solli në shtëpinë e familjes, trupin e viktimës 39 vjeç që nuk arriti t’i mbijetoi plagëve pasi që ia vuri flakën vetës me benzinë, ndonëse familjarët intervenuan menjëherë.

Këta të fundit nuk janë në dijeni për arsyet që shtynë Agim Hashanin deri te kjo.

Në zbardhjen e shkaqeve të vdekjes do ndihmojë raporti i autopsisë nga IML.

Ketë e kërkoi prokurori Isuf Sadiku, i cili po merret me rastin.

Sadiku tregon edhe se kanë konfiskuar prova të tjera nga vendi i ngjarjes.

Sipas deklaratave të familjarëve në polici, viktima nuk kishte ndonjë problem mental.