Lajme

Fitoi mandatin e deputetit, Frashër Demaj zotohet se do t’i përfaqësojë me dinjitet interesat nacionale dhe shtetërore

Akademik Frashër Demaj tashmë zyrtariasht do të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK’së.

Ai ishte njëri dnër më të votuarit nga lista e kësaj partie politike, ku ka marrë 12 323 vota.

Përmes një statusi në profilin e tij në facebook, akademik Demaj është zotuar se do t’i përfaqësojë me dinjitet interesat nacionale dhe shtetërore në Kuvendin e Republikës së Kosovës, raporton Korrespiodenti.

Statusi i plotë i akademik Frashër Demaj:

Të dashur qytetarë,

Sot janë publikuar zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve nga KQZ sipas të cilave më 6 tetor unë kam marrë 12323 vota.

Së bashku me ju shpresoj që do ti përfaqësojmë me dinjitet interesat nacionale dhe shtetërore në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Thellësisht mirënjohës.

Ju faleminderit shumë!
Frashër Demaj


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?