Lajme

Fitim Uka i VV’së: Do të angazhohem për një perspektivë më të mirë për të rinjtë tanë

Në një video me 5 pyetje dhe 5 përgjigje, kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Fitim Uka, ka deklaruar se arsyeja pse ka vendosur të kandidojë sërish për deputet është se dëshiron të mos jetë vëzhgues pasiv i politikbërjes në Kosovë, raporton Korrespodenti.

“Për herë kam dashur që të mos jem një vëzhgues pasiv i politikbërjes në Kosovë, këtë ma mundëson mandate i deputetit, prandaj unë kërkoj besimin e qytetarëve edhe kësaj radhe që të më jepet mundësia të jem pjesë e Kuvendit të Kosovës, dhe bashkë me kolegët e mi të Lëvizjes Vetëvendosje t’i hartojmë ligjet të cilat i shërbejnë të drejtave, lirive dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve në Kosovë”, ka thënë Fitim uka.

Ai ka thënë se sikurse në mandatin e kaluar, edhe në mandatine ri do të përpiqet të japë kontributin e tij në fushën e arsimit dhe të shëndetësisë.

“Edhe në mandatin e kaluar kam qenë anëtarë i dy komisioneve parlamentare dhe, edhe në këtë mandat, do të përpiqem të japë kontributin tim në fushën e arsimit dhe të shëndetësisë. Do të angazhohem që në radhë të parë të rris përfshirjen e fëmijëve në edukimin e hershëm nga 0 deri në 5 vjeç, të përmirësoj cilësinë e arsimit në Kosovë, gjithashtu të përmirësojmë edhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore në vëçanti ato të shëndetit mendor, por mbi të gjitha do të angazhohem për një perspektivë më të mirë për të rinjtë tanë”, ka thënë kandidati për deputet nag Lëvizja Vetëvendosje, Fitim Uka. /Korrespodenti


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?