Lajme

Fitër Bajrami nën hijen e koronavirusit

Edhe në Xhaminë e Madhe në Prishtinë si në xhamitë tjera të Kosovës sot nuk është falur namazi i Fitër Bajramit, njofton Klan Kosova.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava pati ndjenja të përziera kur dha mesazhin tradicional të kësaj feste.

Por bajrami pa falje të namazit i zbrazët iu është dukur edhe besimtarëve që zakonisht ditën e kanë nisur në xhami.

Në këtë ditë feste nuk është organizuar as pritja tradicionale për urime në selinë e Bashkësinë Islame.