Fisnik Syla i ofron sërish ndihmë Kurtit: Nëse ke nevojë për para, këtu më ke
Biznesmeni, Fisnik Syla i cili në publik u bë i njohur krah ish-bashkëshortes së tij, Fjolla Morina i ka ofruar ndihmë sërish kryeministrit Kurti. Këtë ndihmë Fisniku e ka përsëritur në një postim në rrjetin social ‘Instagram’.
“Kam shumë respekt për kryeministrin Kurti, por fjalët e mia për rrymën po dalin, nëse ke nevojë prap këtu më ke”, ka shkruar Syla në ‘Instagram’. Theksojmë që edhe para disa muajsh biznesmeni i pati ofruar Kurtit një ndihmë të tillë.
“I dashur kryeministër, Kurti ju kam shumë për zemër, por mos e rritni çmimin e rrymës për popullatën. Nëse ju nevojitet buxhet, boni zo!”, kishte shkruar ai.