Lajme

Fisnik Ismaili tregon nëse do të kthehet në VV dhe a do të del deputet i pavarur nëse fiton votat

Partia Socialdemokrate e Shpend Ahmetiti në koalicion me AAK-në e Ramush Haradianjt, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së del të jetë partia e katërt.

Kjo e ka zhgënjyer jo pak Fisnik Ismailin, kandidatin për deputet nga ky koalicion.

Ai për pakënaqësitë e tij ka shkruar në profilin e tij në Facebook, ku edhe ka marrë shumë komente nga lexuesit.

Por bien në sy tre pyetje që i kanë parashtruar lexuesit në Facebook, Ismailit.

Njëra prej tyre është nëse do të kthehet sërish në Vetëvendosje, çka Ismaili e mohon, shkruan Reporteri.net.

Kurse një lexues tjetër e ka pyetur nëse fiton votat për të hyrë në Kuvend, a do të bëhet deputet i pavarur, çka Ismaili nuk ka dhënë një përgjigje të prerë.

Ndërsa një lexues tjetër e ka pyet nëse do të kontribuonte në qeverinë “Kurti”?. Këtë ka thënë Ismaili do ta bënte veç prej aspektit profesional, amo jo duke i kyçur në qarqe politike.