Lajme

Fisnik Ismaili: Incizimi për manipulimin e votave është i zgjedhjeve të vitit 2019

Ish-deputeti, Fisnik Ismaili ka thënë se video ku dyshohet se bashkëshorti i ministres Meliza Haradinaj ka blerë vota që Haradianj të bëhet deputete është video e para 2 viteve.

Ismaili tha se në video flitet për numrin 57 në listë, por se në listën e këtyre zgjedhejve numri 57 ishte burrë.

Ai shton se në zgjedhjet e vitit 2019, ku AAK ishte në listë me PSD-në (ku kandidat për deputet ishte edhe Ismaili), numri 57 mbahej nga një grua prandaj edhe incizimi – thotë Ismaili – është i para 2 viteve.

Postimi i tij i plotë:

Nji sen s’ma rroki në atë përgjimin e djeshëm: për numrin 57 të listës u folke për një grue, e në listë të zgjedhjeve të 2021 me numër 57 ishte një burrë. Mandej e këqyra listën e zgjedhjeve të 2019, ku isha edhe vetë, e aty 57-shi ishte një grue. Për qeta gazetarët e cenzurojshin edhe emnin e kandidates, mos me u vërejtë që ky incizim ishte i para 2 vjetësh.

Palidhje me thanë qetash se koalicioni 100% që ka qenë gabim, por po del që PSD-së iu ka ba i njajti dallaver brenda. Kjo është dijtë, por s’o folë, se s’kish dëshmi.

Dallavere gjithë ka pasë, prej krejt komisionerëve e vëzhguesve të të gjitha partive. Prej atyne që i numërojnë nëpër klasa, e mirren vesh dikujt të vogël me ia hangër votat, e me ia shpërnda barabartë partive të veta, e deri në QNR. Këtë llaf e kam dëgjue qysh në 2019, kur krejt u banë bashkë me e lanë PSD-në pa asnjë deputet mrena. Mendoje pak vetë: Visar Ymeri, numër 2 në listë, mos me mujtë as deputet me u ba? Shansë nuk ka! Hiç bre. Posaçërisht kur i sheh do ftyra tjera llom që u futën brenda.