Lajme

Filozofi kosovar tregon për ‘virusin’ kinez që i mori qindra e qindra familje shqiptare

Ish këshilltari i Kadri Veselit, Blerim Latifi, në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook është shprehur së Shqipëria edhe më parë e kishte provuar virusin kinez, por i cili (sic) ishte i formës mentale.

Latifi ka thënë se ai quhej “Revolucioni Kulturor Kinez”, duke folur negativisht për një prej arritjeve më të mëdha nga lideri madhështor kinez, Mao Zedong.

Ai tregon së qindra e qindra jetë të familjeve shqiptare ishin shkatërruar nga ai virus edhe pse nuk dihet se ku e bazon një mendim të tillë.

Më tutje ai flet se si me dhjetëra shenja të identitetit të hershëm evropian të Shqipërisë u hodhën në erë, ndërsa librat e kundërshtarëve të regjimit komunist u dogjën në flakët e zjarreve të ndezura nga fanatikët e çmendur të tij.

Epidemitë ideologjike nuk janë hiç më pak të dëmshme, se epidemitë biologjike. Shekulli XX është dëshmi lapidare e kësaj, përfundon ai .

Por në fakt, shoqëria shqiptare në atë kohë nuk kishte vlera e identitet ‘evropian’ por vlera konservatore të konfesionit islam, ashtu siç ishte edhe Perandoria Osmane.

Postimi i plotë

Shqipëria edhe njëherë më parë e ka provuar virusin kinez, veçse ai ishte virus mental. Quhej “Revolucioni Kulturor Kinez”. Qindra e qindra jetë e familje shqiptare u shkatërruan nga ai virus. Dhjetëra e dhjetëra shenja të identitetit të hershëm europian të Shqipërisë u hodhën në erë, ndërsa librat e kundërshtarëve të regjimit komunist u dogjën në flakët e zjarreve të ndezura nga fanatikët e çmendur të tij. Epidemitë ideologjike nuk janë hiç më pak të dëmshme, se epidemitë biologjike. Në shumë raste janë edhe më të dëmshme. Shekulli XX është dëshmi lapidare e kësaj.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?