Lajme

Fillon viti i ri akademik

Sot në kampusin para Bibliotekës Kombëtare, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon Ditën e Orientimit për Studentët e Rinj. Po ashtu gjate ditës se sotme dhe Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan do te organizoj pritjen e studentëve të rinj.

UP për herë të parë do të organizojë një pritje të tillë me pjesëmarrjen e të gjitha njësive akademike dhe zyrave apo qendrave që kanë kontakt me studentët, ku studentët e rinj do të informohen nga afër lidhur me studimet në UP.

Para studentëve fjalë rasti do të mbajë rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Shyqiri Bytyqi dhe znj. Atifete Jahjaga- përfaqësuese e Alumni UP.

Studentët vizitojnë tavolinat informuese dhe marrin informacione nga fakultetet dhe zyrat pjesëmarrëse lidhur me studimet në universitet.

Po ashtu të udhëhequr nga studentët e UP-së, studentët e rinj vizitojnë fakultetet ku janë regjistruar, për t’i parë nga afër zyrat ku duhet të drejtohen për çështje të ndryshime lidhur me studimet, sallat e mësimit, bibliotekat etj.

Edhe Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan do te organizoj pritjen e studentëve të rinj.

Rektori i Universitetit, Prof Asoc. Dr. Bajram Kosumi, Prorektorët, Dekanët, Sekretari i Përgjithshëm dhe personeli akademik e administrativ i këtij Institucioni, presin në një organizim solemn studentët e rinj dhe të tjerët, për t’ ju uruar fillimin e vitit të ri akademik 2018/2019.

Më pas drejtuesit e njësive akademike, respektivisht dekanët, bashkë me stafin e tyre dhe studentët, vazhdojnë takimin nëpër sallat sipas agjendës:

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ju uron mirëseardhje studentëve të rinj dhe atyre ekzistues, duke ju dëshiruar suksese në studime, njëherësh uron edhe personelin akademik dhe administrative për një vit të mbarë!