Lajme

Fillon takimi i Hotit me drejtuesit e institucioneve shëndetësore

Ka nisur prej orës 13:00 takimi i kryeministrit Avdullah Hoti, me krerët e institucioneve shëndetësore në vend për të diskutuar rreth situatës së rënduar të pandemisë.

Në ndërtesën e Qeverisë, para pak kohësh ka mbërritur drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani. Sipas njoftimit, pas këtij takimi kreu i Qeverisë pritet të mbajë një konferencë për medie.

Gjatë 24 orëve të fudnit u raportuan të dhëna shqetësuese lidhur me situatën e pandemisë.

Në 24 orët e fundit është raportuar se kanë vdekur 12 persona.

Të shtunën mbrëma, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, konfirmoi 8 raste të reja te vdekjes dhe 178 raste pozitive me COVID-19 ndërsa sot u raportua nëmedie nga burimet edhe për 5 raste të reja të vdekjeve./Objektiv/