Lajme

Fillon mbledhja e nënshkrimeve për rrëzimin e Qeverisë Hoti

Rexhep Selimi, shef i grupit parlamentar të LVV, ka bërë të ditur se sot kanë filluar mbledhjen e nënshkrimeve për mocion nga Qeverisë “Hoti”, shkruan IndeksOnline.

Ai iu bëri thirrje partive politike opozitare që ta mbështesin këtë mocion.

“Nga sot grupi parlamentar i LVV nis mbledhjen e nënshkrimeve për procedimin e mocionit ndaj Qeverisë. Në këtë rast i ftojmë të githa grupet e tjera parlamentare që ta mbështesin këtë mocion.

Ne ua kemi dërguar edhe shkresat me njoftim dhe thirrje që ta mbështesin këtë mocionet grupet parlamentare të caktuara”

Ndërsa, nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Ngavci, ka thënë se kjo është një qeveri jolegjitime, e cila nuk po mundet ta menaxhoj situatën me COVID19.

Sipas saj kjo qeveri po e dërgon vendin drejt një katastrofe humanitare.

“Besoj se nuk ka qytetarë në Kosovë që nuk është i vetëdijshëm tani që kjo qeverisje është një qeverisje ilegale dhe jo legjitime.

Kjo qeveri është jo kushtetuese dhe jo ligjore. Po ashtu ka dëshmuar që është e paaftë për të qeverisur vendin.

Kjo qeveri e ka kolapsuar totalisht vendin për shkak të mungesës së dijës për të menaxhuar pandeminë.

Kjo qeveri nuk ka asnjë plan konkret për rimëkëmbje ekonomike përveç pakos emergjente që ka mbetur në gjysmë.

Kosovës i nevojitet më shumë se asnjëhere e cila dëshmoi se mund të qeveriset me duar të pastërta.Kjo qeveri e katastrofës humanitare drejt së cilës po e qon vendin, duhet të shkoj” tha ajo.