Lajme

Fillon largimi i veturave që i mbuloi uji pranë banesave në Fushë Kosovë

Komuna e Fushë Kosovës është zgjuar e tëra në ujë mëngjesin e sotëm, duke bërë që të bllokohet gjithçka.

Madje, pamjet e dërguara nga lagja “Britannica”, tregojnë se niveli i ujit ishte aq i lartë saqë disa vetura u përmbytën të tëra në ujë, shkruan Reporteri.net.

Tashmë ka filluar edhe largimi i veturave që u përmbytën. Gazeta ka siguruar pamje nga Fushë Kosova ku shihet se po largohen veturat e mbuluara nga uji.

Ndërkohë, ekipe të ndryshme po mundohen që të hapin rrugë që uji të ecën, pasi në disa komplekse banesore ai ka ngelur pa rrjedhë.

VIDEO


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?