Lajme

Fillon dekorimi i Prishinës për festat e fundvitit

Ndonëse kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kishe dilema të mëdha për zbukurimin e kryeqytetit për festat e fundvitit për shkak të pandemisë, tanimë është marrë një vendim.

Ahmeti ka vendosur që edhe këtë vit të zbukurohet Prishtina për festat e fundvitit.

Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësja e komunës Miranda Mullafazliu.

“Dekorimi i qytetit për festat e fundvitit ka filluar”, tha shkurt ajo.

Vitin e kaluar ishin ndarë 63 mijë e 333 euro për projektin e dekorimit të shesheve në kryeqytet.

E siç duket Prishtina edhe këtë vit do të shpenzoj afro 65 mijë euro për dritat e Vitit të Ri.

Kryetari tha se “Pavarësisht të gjitha këtyre, kemi filluar përgatitjet për të përmbyllur këtë vit në atmosferë festive duke uruar që të kemi mbarësi, shëndet dhe momente të bukura me njerëzit e dashur rreth nesh”.

Kujtojmë se Ahmeti ditë më parë në Facebook, me anë të një sondazhi të vendosur, ka pyetur qytetarët se a duhet të dekorohet qyteti për këto festa, ku më shumë se gjysma e pjesëmarrësve votuan pro./IndeksOnline/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?