Lajme

Festa e serbëve dhe frika e shqiptarëve kur rusët hynë në Prishtinë para 22 vitesh

Janë bërë 22 nga nënshkrimi i marrëveshjes tekniko ushtarake, për tërheqjen e trupave serbe nga Kosova dhe dislokimin e trupave të NATO-s.

Kur me 9 qershor 1999, u arrit kjo marrëveshje në Kumanovë, shqiptarët e Kosovës e ndjenë se liria tashmë ishte fare pranë. Dhe kur kosovarët e mbetur në Kosovë po prisnin ardhjen e forcave paqeruajtëse, në Prishtinë u shfaqen ushtarët rus, shkruan Gazeta Infokus.

Rrugët e kryeqytetit u mbushën me automjete të ushtrisë ruse dhe me serbë që po festonin “shpëtimin” e tyre nga aleati i tyre tradicional.

Shqiptarët që prisnin lirinë, nisen ta ndjejnë edhe më shumë frikën, kur serbët dhe rusët e bënë bashkë në atë fillim qershori të vitit 1999.

Trupa të Ushtrisë Ruse atë natë kishin hyrë në kryeqytet pa lejen dhe pa dijeninë e krerëve të Aleancës Veri-Atlantike të NATO-s, gjë që solli ankth e shqetësim tek qytetarët shqiptarë, por edhe një përplasje mes Aleancës Veriatlantike dhe Ushtrisë Ruse.

Përplasja shënoi kulmin kur në Aeroportin Ushtarak të Sllatinës, për pak sa nuk filloi konfrontimi me armë mes trupave të KFOR-it dhe atyre ruse. Gjenerali britanik Michael Jackson, në një deklaratë të mëvonshme kishte thënë se fillimi një konfrontimi amerikano-rus varej në fije të perit.

Pas kësaj u arrit një marrëveshje që trupat ruse të operonin nën ombrellën e trupave të NATO-s dhe vendit iu kthye qetësia, por trupat ruse u ballafaquan me protesta e kundërshti të shumta deri kur ato lanë Kosovën në vitin 2004./Gazeta Infokus/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?