Lajme

Fermerët e Skënderajt do ta kenë 5 cent më lirë naftën

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, dhe Drejtori i Shitjes i Kompanisë ‘Shell Kosova’, Hamdi Kelmendi, kanë nënshkruar sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit, ndërmjet Komunës dhe kompanisë në fjalë, për zbritje të çmimit të derivateve të naftës, për të gjithë fermerët e komunës së Skëderajt, për aktivitetet e tyre bujqësore, çka tregon përkushtimin e kryetarit Jashari, që bujqit tanë të ndihmohen në forma të ndryshme.

Kryetari Jashari, siç njofton komunikata, pas nënshkrimit të marrëveshjes, ka thënë se të gjithë fermerët që ndodhen në regjistrat zyrtar të Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, do të përfitojnë çmim për 5 cent më lirë për litër, sesa çmimi i tregut.