Lajme

Ferat Shala viziton Gradicën dhe Godancin

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Ferat Shala, sot ka qëndruar në Gradicë dhe Godanc, ku është takuar me struktura dhe simpatizantë të partisë, raporton Korrespodenti.

Ai, përmes një postimi në faqen e tij në facebook, ka thënë se Gradica dhe Godanci gjithmonë kanë ecur me Partinë Demokratike të Kosovës.

“Qytetaria aktive e këtyre dy vendbanimeve të Drenicës, është shembull se si realizohet vullneti dhe angazhimi demokratik-qytetar.”, ka shkruar Ferat Shala në facebok.

Postimi i tij i plotë:

Gradica dhe Godanci gjithmonë kanë ecur me Partinë Demokratike të Kosovës.

Qytetaria aktive e këtyre dy vendbanimeve të Drenicës, është shembull se si realizohet vullneti dhe angazhimi demokratik-qytetar.

Edhe në Gradicë e Godanc besojnë në planin për rimëkëmbjen e përgjithshme të vendit tonë.

Në Gradicë dhe Godanc besojnë fuqishëm se kur PDK-ja është e fortë atëherë edhe Kosova ëshhë e fortë.

#PDK
#Rimëkëmbje
#FeratShala14


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?