Ferat Shala viziton fabrikën Wintech në Drenas

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Ferat Shala, sot ka vizituar fabrikën wintech që ndodhet në Parkun e Biznesit në Drenas, ku u prit nga drejtori, Hysni Asllanaj dhe bashkëpunëtorët e tij, raporton Korrespodenti.
“Wintech Shpk është një success story në ekonominë kosovare. Prodhimet e Wintech-it, si: dyer dhe dritare nga plastika e alumini, pastaj roleta nga alumini, fasada prej alumini, fasada të ventiluara etj., si dhe me linjat prodhuese e përpunuese të xhamit, e bëjnë këtë fabrikë model për afarizëm të suksesshëm jo vetëm në Kosovë”, ka shkruar Ferat Shala në një status në faqën e tij në facebook.
Postimi plotë i Shalës në facebook:
Sot vizituam fabrikën Wintech që ndodhet në Parkun e Biznesit në Drenas, ku u pritëm nga drejtori, Hysni Asllanaj dhe bashkëpunëtorët e tij. Ëintech Shpk është një success story në ekonominë kosovare.
Prodhimet e Wintech-it, si: dyer dhe dritare nga plastika e alumini, pastaj roleta nga alumini, fasada prej alumini, fasada të ventiluara etj., si dhe me linjat prodhuese e përpunuese të xhamit, e bëjnë këtë fabrikë model për afarizëm të suksesshëm jo vetëm në Kosovë.
Produktet e Wintech-it që prej shumë vitesh janë të kërkuara në Kosovë dhe vendet e rajonit. Ato tashmë kanë plasman të suksesshëm edhe në tregjet e vendeve të BE-së.
Njerëzit e suksesshëm që kanë ndërtuar një biznes të suksesshëm si Wintech, janë vlerë e njëmendtë e shtetit të Kosovës.
#Rimëkëmbje #FeratShala14