Lajme

Ferat Shala takon mikun e vjetër, ish- ushtarin e UÇK’së dhe gazetarin e luftës, Gazmend Elshani

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Ferat Shala, sot ka takuar mikun e tij të vjetër, ish-ushtarin e UÇK-së, gazetarin e luftës – Gazmend Elshani, raporton Korrespodenti.

Shala, përmes një postimi në faqën e tij në facebook, ka thënë se Gazi ishte njëri nga reporterët e paktë që e memorizoi dhe dokumentoi luftën tonë.

Postimi i plotë i Ferat Shalës:

Me mikun e vjetër, ish- ushtarin e UÇK-së, gazetarin e luftës – Gazmend Elshanin.

Gazi ishte njëri nga reporterët e paktë që e memorizoi dhe dokumentoi luftën tonë. Me kamerën e tij ai shumë herë e vuri jetën në rrezik. Xhirimet që realizoi Gazi u bënë jehonë e fuqishme e luftës sonë në mbarë botën.

Gazi nuk ka ndryshuar as tani në kohë paqe: ai çdo herë reflekton dinjitet dhe personalitet. Nga biznesi i suksesshëm që drejton sot shumë familje kosovare realizojnë të ardhurat e jetës.

Gazi është një intelektual që dashurinë për atdheun kurdo e ka moto të jetës.

SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?