Lajme

Ferat Shala takon Hazir Thaçin, veteranin i tri luftërave çlirimtare

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Ferat Shala, ka takuar sot Hazir Thaçin – veteranin i tri luftërave çlirimtare, njeriun që në trup ka shumë plagë që i ka marrë në betejat e shumta të luftës për liri, raporton Korrespodenti.

“Pushka e lirisë në familjen Thaçi pat shkrepur shumë herët, në vitin 1969, kur babai i Hazirit, Muharrem Thaqi, me aktin e tij trimëror, i bëri jehonë të madhe shkeljes së të drejtave njerëzore e kombëtare të shqiptarëve nën Jugosllavinë komuniste”, ka shkruar Shala në një postim nëfaqen e tij në facebook.

Postimi i tij i plotë:

Me Hazir Thaçin – veteranin i tri luftërave çlirimtare, njeriun që në trup ka shumë plagë që i ka marrë në betejat e shumta të luftës për liri.

Haziri është pinjoll i familjes së njohur Thaçi nga Carralluka e Malishevës. Pushka e lirisë në familjen Thaçi pat shkrepur shumë herët, në vitin 1969, kur babai i Hazirit, Muharrem Thaqi, me aktin e tij trimëror, i bëri jehonë të madhe shkeljes së të drejtave njerëzore e kombëtare të shqiptarëve nën Jugosllavinë komuniste.

Hazir Thaqi bënë pjesë në grupin e heronjve të gjallë të luftës. Krenaria dhe trimëria prej luftëtari, e bëjnë këtë burrë të respektueshëm prej të gjithëve.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?