Lajme

Ferat Shala takon Halim Bajraktarin e Ri, djalin e heroit të Kosovës që mban emrin e babait

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Ferat Shala, sot ka takuar Halim Bajraktarin e Ri, djalin e heroit të Kosovës, Halim Bajraktarit, raporton Korrespodenti.

“Nga shumë ushtarët që i kam njohur gjatë kohës së luftës, me shumë respekt e kujtojë Halim Bajraktarin nga Çikatova e Re. Para luftës Halimi ka qenë aktivist politik në Këshillin për Financim, kurse luftës iu bashkua në pranverë të vitit 1998, duke u bë pjesë e njësitit “Pëllumbi””, ka shkruar Ferat Shala nw njw status nw faqwn e tij nw facebook.

Statusi i plotë i Ferat Shalës:

Me Halim Bajraktarin e Ri.

Halimi me krenari mban emrin e babait të tij, Heroit të Kosovës – Halim Bajraktarit.

Nga shumë ushtarët që i kam njohur gjatë kohës së luftës, me shumë respekt e kujtojë Halim Bajraktarin nga Çikatova e Re. Para luftës Halimi ka qenë aktivist politik në Këshillin për Financim, kurse luftës iu bashkua në pranverë të vitit 1998, duke u bë pjesë e njësitit “Pëllumbi”.

Halim Bajraktari shërbeu si një ushtar trim në beteja, kurse shembullor në përgjegjësi, derisa ra heroikisht më 18 prill të vitit 1999 në pozicionet te Shkëmbi i Gradinës. Bashkë me Halim Bajraktarin aty kanë rënë dëshmorë edhe Mentor Morina nga fshati Arllat dhe Ramadan Bytyçi nga fshati Gjergjaj.

Halim Bajraktari i Ri, për shumëçka i ka ngjarë babait të tij. Është djalë me shumë dinjitet. Si anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës Dega në Drenas, Halim Bajraktari kryen punë me përgjegjësi, me një qasje të lartë etike, njerëzore e kombëtare.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?