Lajme

Ferat Shala takon Gentrit Shalën, djalin heroit të Kosovës Hafir Shala

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Ferat Shala, sot ka takuar Gentrit Shalën, djalin heroit të Kosovës Hafir Shala, raporton Korrespodenti.

“Në kujtimet e të gjallëve Dr. Hafiri çdo herë mbetet një Shpirt Njeriu … shumë i dashur dhe i përzemërt për shokët dhe për kauzën e lirisë”, ka shkruar Ferat Shala në një status në faqën e tij në facebook.

Postimi i plotë i Ferat Shalës në facebook:

Me Gentrit Shalën – të birin i Heroit të Kosovës, Dr.Hafir Shala.

Dr. Hafiri është njëri prej figurave më të veçanta historike, i cili me sakrificën tij e shënoi njërën nga faqet më tragjike të historisë së Kosovës: të sakrificës së madhe, të shpresës dhe e qëndresës.

Në kujtimet e të gjallëve Dr. Hafiri çdo herë mbetet një Shpirt Njeriu … shumë i dashur dhe i përzemërt për shokët dhe për kauzën e lirisë.

Si i burgosur politik dhe shok i hershëm i Fehmi Lladrovcit, Shaban Shalës, Idriz Hysenit … Dr. Hafiri qysh herët e kishte planifikuar luftën. Por ai me kohë e kishte bërë edhe llogaritë e fundit: se vet ai do të mund të ishte i pari që do ta paguante çmimin e lartë të lirisë.

Edhe Gentriti, sikur babai i tij, është një Shpirt Njeriu. Djalë me shumë kulturë, me shumë edukatë; djalë që ushqen dhe kultivon një dashuri e respekt të jashtëzakonshëm për trashëgiminë atdhetare të babait të tij Hero.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?