Lajme

Ferat Shala takon Avdi Ukën, heroin e gjallë të minatorëve kosovarë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së, Ferat Shala, sot ka takuar Avdi Ukën, minatorin i cili njihet për rezistencën e tij gjatë grevës së minatorëve në vitin 1989, raporton Korrespodenti.

“Ndejat me Avdi Ukën janë gjithmonë kënaqësi e motiv. Emri i tij personifikon njeriun e pamposhtur të Kosovës”, thotë deputeti Shala në një status në faqën e tij në facebook.
Deputeti Shala e kujton Avdi Uksi një hero të gjallë i minatorëve kosovarë.

“Në kujtesën tonë historike, Avdi Uka mbeti gjithmonë hero i gjallë i minatorëve kosovarë. Në minierat e “Trepçës” ai u kalit si punëtor i paepur dhe si luftëtar që s’njeh dorëzim. Betimin që e kishte bërë para shokëve minatorë më 1989 – se kurrë nuk do të dorëzohej para se armikut, e bëri dëshmi dhjetë vjet më vonë kur me pushkë në dorë iu bashkua radhëve të UÇK-së. Avdi Uka është simboli i njeriut të pamposhtur të Kosovës”, ka shkruar Ferat Shala.

Kujtojmë se në restorantin e minjerës Trepça në Stan Terg, më 20 shkurt 1989, ishte marrë vendimi për grevën e njohur të vitit 1989, e cila ishte kundërshtim i hapur i ndryshimeve kushtetuese përktësisht suprimimit të Kushtetutës së Kosovës nga ana e Serbisë. /Korrespodenti


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?