Lajme

Ferat Shala siguron ulse në Kuvend, është në mesin e më të votuarve të PDK’së

Ish-ministri i MPH’së, Ferat Shala, tashmë ka siguruar ulësen në Kuvendin e Kosovës. Ai gjendet në listën e më të votuarve të PDK’së në këto zgjedhje.

Ferat Shala është emër i njohur në politikën kosovare, i cili kishte arritur të dal ndër më të votuarit në Partinë Demokratike të Kosovës, ku vetëm në zgjedhjet e kaluara, ai kishte marrë afër 20 mijë vota në nivel vendi duke u bërë personi i katërt më i votuar në PDK, shkruan Korrespodenti.

Gjithashtu sipas burimeve brenda KQZ, kandidatët nga struktura e vjetër më të votuar të PDK-së në këto zgjedhje parlamentare në nivel vendi janë: Enver Hoxhaj, Bedri Hamza, Uran Ismaili, Elmi Reçica, Mërgim Lushtaku, Ardian Kastrat, Bekim Haxhiu, Memli Krasniqi, Fadil Nura, Eliza Hoxha, Blerta Deliu, Evgjeni Thaçi, Ariana Musliu-Shoshi, Floretë Zejnullahu, Ganimete Musliu etj. /Korrespodenti


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?