Lajme

Ferat Shala: Në sytë e mitrovicasve sonte po e shoh fitoren

Kandidati për deputet i PDK-së, Ferat Shala, përmes një postimi në faqen e tij në facebook, ka publikuar pamje madhështore nga takimi i strukturave të PDK’së në Mitrovicë, ku numër i konsiderueshëm i simpatizantëve i kanë dhnë përkrahje të pa kursyer në garën e tij për deputet, raporton Korrespodenti.

“Në pamundësi për të qenë me ta, zemra ime sonte rrah bashkë me ovacionet e demokratëve mitrovicas”, ka shkruar ai në facebook.

Postimi i plotë i Ferat Shalës:

Mitrovica as sonte nuk më paska harruar.

Mitrovica, si gjithmonë, edhe sonte më paska mbështetur.

Në sytë e mitrovicasve sonte po e shoh fitoren.

Në pamundësi për të qenë me ta, zemra ime sonte rrah bashkë me ovacionet e demokratëve mitrovicas.

Mitrovicës sonte po i mungon edhe Kadri Veseli, por mungesën e tij më së miri po e plotëson fryma e fitores e partisë së tij:
Partisë Demokratike të Kosovës.

Faleminderit shumë, Mitrovicë heroike!
#PDK134 #FeratShala14 #Rimëkëmbje

Kujtojmë se Ferat Shala në këto zgjedhje kandidon me numrin 14 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës. /Korrespodenti


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?