Lajme

Ferat Shala: Në mesin e bashkëvendësve dhe bashkëluftëtarëve në Negroc e Vuçak, unë që sot po ndihem fitimtar

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Ferat Shala, sot ka takuar bashkëvendësë dhe bashkëluftëtarë të shumtë në Negroc e Vuçak, raporton Korrespodenti.

Ai përmes një statusi në faqen e tij në facebook, ka thënë se në mesin e tyre, që sot po ndihet fitimtar.

“Partia Demokratike e Kosovës merr energji të reja këtu, qytetarët punëtorë dhe atdhetarë të këtyre dy vendbanime çdo herë janë rreshtuar politikisht në anën e fitimtarëve të historisë. Këtë po e bëjnë edhe tan”, ka shkruar Shala.

Statusi i plotë i Shalës:

Në mesin e bashkëvendësve dhe bashkëluftëtarëve të shumtë në Negroc e Vuçak unë që sot po ndihem fitimtar.

Partia Demokratike e Kosovës merr energji të reja këtu, qytetarët punëtorë dhe atdhetarë të këtyre dy vendbanime çdo herë janë rreshtuar politikisht në anën e fitimtarëve të historisë. Këtë po e bëjnë edhe tani.

PDK me programin e #Rimëkëmbje, premton se do të jetë gjithmonë afër sidave të qytetarëve të Negrocit dhe Vuçakut, sepse Negroci e Vuçaku kanë dhënë shumë për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës.

#FeratShala14 #Rimëkëmbje #PDK134


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?