Lajme

Fenomen shqetësues, 25 persona të arrestuar që bashkëjetuan me të mitur

Vetëm këtë vit sipas të dhënave të Policisë së Kosovës që ka siguruar IndeksOnline 25 persona janë arrestuar pasi që bashkëjetuan me personin nën moshën 16 vjet.

Ndërsa vitin e kaluar ndodhën 24 raste të tilla, shkruan IndeksOnline.
Ndonëse në Kosovë martesat e hershme janë të ndaluara me ligj kjo nuk po respektohet.

Sipas të dhënave në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore, thotë se brenda vitit, në Kosovë ndodhin rreth 80 martesa të parakohshme, që nënkupton martesat e personave nën moshën 16- vjeçare.

Sipas Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF, një vajzë nën 15 vjet, është pesë herë më shumë në rrezik të vdesë gjatë shtatzënisë apo lindjes, se sa një grua në të 20-at. Kur një nënë është nën 18 vjet, shansi që foshnja e saj të vdesë gjatë vitit të parë është 60 për qind më e lartë sesa nëse foshnja lind nga një nënë mbi 19 vjeçe.