Lajme

Fejza për grafitet në shtëpinë e Graincës: Logjikë seksiste, s’ka të bëjë me kritikë politike

Disa grafite me mbishkrimin “BIJAT I SHESIM VOTAT I QESIM” janë vendosur në muret e shtëpisë së deputetes që kaloi nga Partia Demokratike e Kosovës në Lëvizjen Vetëvendosje, Adelina Grainca, shkruan Gazeta Sinjali.

Këto grafite po i quan seksiste bashkëpartiakja e Graincës, deputetja nga VV-ja, Arjeta Fejza.

“Vajzat, gratë nuk janë objekt i shitjes, dhe tentimi me e promovu një gjë të tillë është kriminal”, ka shkruar Fejza në Facebook.

Sipas Fejzës, grafitet nuk kanë të bëjnë aspak me qëndrim politik porse janë ofendim mbi bazën gjinore.

Postimi i plotë:

“Bijat i shesim”

Kjo është logjikë seksiste. Jo e re në skenën tonë politike e publike.

Kur flitet për gratë pothuajse përherë mohohet subjektiviteti.

Vajzat, gratë nuk janë objekt i shitjes, dhe tentimi me e promovu një gjë të tillë është kriminal.

Kjo është e papranueshme dhe nuk ka të bejë me kritikë për qëndrim politik, ky është ofendim mbi bazën gjinore.

Kjo është denigruese për çdo vajzë\grua.

Grafitet tek shtëpija e deputetes Adelina Granica janë të turpshme!