Lajme

Fauci flet për rritjen e rasteve me koronavirus, tregon se a ka shpresa për vaksinë këtë vit

Eksperti kryesor amerikan i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci tha se shtimi i rasteve me koronavirus ditët e fundit në SHBA është rezultat i faktit se Shtetet e Bashkuara nuk e mbyllën plotësisht aktivitetin për të ndalur përhapjen e sëmundjes.

“Nuk realizuam një mbyllje të plotë dhe për këtë arsye shohim rritje”, tha të hënën drejtori i Institutit të Sëmundjeve Infektive dhe Alergjike në një intervistë me Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit Stanford.

“Ritmet kishin filluar të binin, realizuam një sheshim të kurbës me shifra gjithsesi shumë të larta prej rreth 20 mijë infektimesh të reja në ditë. Pastaj filloi rihapja dhe tani po shohim shtim të rasteve, në Kaliforni, në Arizona, në Teksas e Florida si dhe shtete të tjera,” tha Fauci.

Eksperti u shpreh gjithashtu me “optimizëm të matur” se brenda vitit do të ketë të paktën një vaksinë kundër koronavirusit.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?