Lajme

Faton Klinaku kërkon lirimin e Faik Fazliut: Policia ushtroi dhunë ndaj një invalidi

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka kërkuar menjëherë lirimin e Faik Fazliut, ish-kryetarit të OVL UÇK-së, i cili është arrestuar mbrëmë nga policia në një lokal në Prizren.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se Fazliu nuk kishte kanosur zyrtarët policor siç kanë thënë nga Drejtoria Rajonale në Prizren, duke shtuar se ishte ushtruar dhunë ndaj veteranit.

“Së pari, sqarim për mediat që raportuan se i arrestuari Faik Fazliu është anëtar i kryesisë së OVL UÇK-së, sepse ai ka qenë vite më parë në kryesi dhe ish kryetar, dhe së dyti në videon që më erdhi, nuk shihet kanosje ndaj zyrtarit policor, por shihet dhunë e ushtruar ndaj një invalidi me shkallë të rëndë nga ana e zyrtarit policor”.

“Kërkoj lirimin e menjëhershëm të tij dhe rasti të shkoj në procedurë të rregullt, si dhe duhet që të hetohet edhe dhuna e ushtruar nga ana e policisë apo e zyrtarëve policor”, ka shkruar Klinaku.