Lajme

Fatmir Sheholli: Rast Historik, Kryeministri i Malit të Zi shqiptar

Rezultatet e zgjedhjeve në Mal të Zi tashmë dihen.

Sipas të dhënave të KQZ-së, Partia Demokratike e Socialistëve, e udhëhequr nga presidenti Millo Gjukanoviq, ka fituar 35.12 për qind të votave, ndërsa koalicioni opozitar “Për ardhmërinë e Malit të Zi” 32.54 për qind të votave.

Më këto rezultate të ngushta duket se fatin për Qeverinë e re të Malit të Zi e ka në dorë një shqiptar, Dritan Abazoviq, kryetar i lëvizjes “Ura” sepse, as partia pro-perëndimore në pushtet dhe as aleanca rivale pro-serbe dhe pro-ruse në opozitë nuk kanë shumicën për tq formuar qeverinë e re në Podgoricë.

Analisti politik Fatmir Sheholli, ka deklaruar per keto zhvillim se Kryeministri i Malit të Zi, duhet të jetë shqipëtarë, duke shtuar se “topi” eshte ne oborrin e deputetit Dritan Abazoviq, dhe se ky I fundit duhet te veproj shqip.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?