Lajme

Fatmir Sejdiu edhe një herë del si humbës para Isa Mustafës, bën akuza të rënda

Kreu aktual i LDK’së, Isa Mustafa para pak minutave e ka eliminuar nga gara Fatmir Sejdiun, të cilit s’ia ka aprovuar kërkesën që të hiqen nënshkrimet për të qenë pjesë e garës për Shef partie.

Sejdiu kishte kërkuar që mos të ketë 50+1 për qind të nënshkrimeve për t’u bërë pjesë e garës.

E pas fjalës së tij para delegatëve Sejdiu është shprehur se LDK nuk mund të hecë përpara në këtë mënyrë Ai se e ka lëshuar Kuvendin Zgjedhor, raporton Gazeta Express.

“Unë them se me këtë mënyrë të punës, me këto ngecje, me këtë mënyrë të mungesës së guximit të njerëzve që nuk kanë mundësi për fjalën e lirë, unë nuk i mbështes.

Këtë e kemi një shenjë të keqe. Kam provuar ditëve të fundit që të kem kontakte me kryetarin e partisë, nënkryetarët rreth cështjes për kryetarin koncensual. Unë kam tentuar që të kem përgjigje, por nuk e kam marrë një të tillë”, ka deklaruar Sejdiu./GazetaExpress/


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje