Lajme

Fatmir Limaj tregon çfarë pozicioni do të marrë NISMA nëse përballet me dialogun për kufijtë dhe kërkesës për zgjedhje të parakohshme

Në një intervistë ekskluzive për Pista.News, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka thënë se subjekti i tij NISMA ende nuk mund të paragjykojë se çfarë pozicioni do të marrë nëse do të vie përballë një zgjedhje mes një dialogu Kosovë-Serbi me diskutimin e kufijve ose të përcaktohet për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme. Një qëndrim lidhur me këtë, Limaj tha se do ta marrin vetëm pasi të bëhen të qarta temat e dialogut dhe të dihet propozimi i palës serbe.

” Ne nuk mund të flasim për diçka me çfarë mund të ballafaqohemi. Ne ende nuk e dimë cili është propozimi i Serbisë. Opinionet e ndryshme që vijnë nga Beogradi dhe ato që qarkullojnë në opinionin tonë nuk janë zyrtare. Unë nuk mundem t’i trajtoj ato opinione. Ne do ta trajtojmë kur të kemë një propozim zyrtar nga pala serbe. Atëherë mund të përgjigjem si do të veprojmë”.

LEXO EDHE:  “Nga miqësia që kishit s’e kisha besu që iu shoh kështu”, ish-kolegu me postim prekës për personin që u vra dje në Malishevë

Limaj po ashtu ka folur edhe për takimin e paralajmëruar mes dy Presidentëve Thaçi e Vuçiq me 11 nëntor. Ai tha se është koha e fundit që të menjanohen mosmarrëveshjet mes subjeketeve politike, në mënyrë që Kosova ta ketë një delegacion të pajtuar shtetëror dhe përfundimisht të qartësojë këtë situatë konfuze të takimeve, bisedimeve e gjoja marrëveshjeve tashmë të arritura. Sipas Limajt, një pajtim i tillë, njëkohësisht, do të funksionalizonte edhe 2/3 e deputetëve në Kuvend, për të debatuar e votuar çështjet me interes nacional.

Limaj ka folur edhe për tubimet me degët e NISMA’s nëpër Kosovë dhe nëse është duke u përgatitur paralelisht për zgjedhje të parakohshme dhe punuar për një mundësi formësimi dhe kompletimi të një delegacioni shtetëror me pajtim të të gjitha subjekteve shqiptare.

Ndiqni intervistën e plotë të zv/kryeministrit Limaj dhënë për portalin Pista.News.

LEXO EDHE:  Zjarr i madh në Lipjan, publikohen pamjet