Fatmir Limaj shkon për ngushllime në familjen Ramë Bujës për vdekjen e babait të tij, Gani Buja

Kryetari i NISMA’s Socialdemokrate Fatmir Limaj, i shoqëruar nga një ekip bashkëpunëtorësh të partisë kanë qëndruar për ngushëllime në familjen Ramë Bujës për vdekjen e babait të tij, Gani Buja.
“I ndjeri dhe në përgjithësi familja Buja ka dhënë kontribut të madh për vendin në etapa të ndryshme”, ka shkruar Limaj në faqën e tij zyrtare në facebook.
Postimi i plotë i Limajt:
Sot me bashkëpunëtorë ishim te familja e nderuar Buja në Lipjan, për t’i shprehur ngushëllime familjarëve e miqve tanë për ikjen nga kjo jetë të atdhetarit e veprimtarit të hershëm të çështjes kombëtare, Gani Buja.
I ndjeri dhe në përgjithësi familja Buja ka dhënë kontribut të madh për vendin në etapa të ndryshme.
Lavdi i qoftë jetës dhe vepres së bacës Gani!