Lajme

Fatmir Limaj ngushëllon familjet që humbën më të dashurit e tyre në aksidentet e sotme

Kryetari i Nisma Socialdemokrate Fatmir Limaj ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit e tyre në aksidentet e sotme në komunikacion, në mesin e të cilëve është edhe i riu Albion Gashi, aktivist i kësaj partie.

“Në këto momente të vështira për familjen Gashi bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre. Nisma humbi një aktivist të pashoq, ndërsa familja e tij një djalë të jashtëzakonshëm”, ka thënë Limaj.

Ai me këtë rast të gjithë ngasësve në komunikacion u bën thirrje të kenë kujdes më të madh në ngasje.

Ndryshe, sipas një raporti të Policisë së Kosovës, që nga mbrëmë deri sot në mesditë, në tri aksidente të ndara trafiku, kanë humbur jetën pesë persona dhe janë lënduar shtatë të tjerë.