Lajme

Faqet e rrejshme “sfidojnë” policinë dhe ATK’në

As në Policinë e Kosovës e as në ATK askush nuk ka pranuar të dalë para kamere për të dhënë një përgjigje në lidhje me lajmet dhe propagandën që prodhohen nga faqet e rrejshme të cilat krijojnë edhe evazion fiskal përmes marketingut, raporton emisioni Udhëve në RTK.

Në një përgjigje me shkrim, pas disa insistimeve për të marrë përgjgije para kamere, Policia janë shprehur se trajtojnë raste të ndryshme ku ankues janë individë por edhe institucione apo biznese, ankesa e të cilëve ka të bëj me raste që lidhen me internetin.

“Nga policia rastet janë individuale dhe i kanë specifikat e ndryshme. sa i përket çështjes së ngritur e cila ka të bëj me faqe në rrjete sociale, ka pasur edhe raste të tilla kur rrjetet sociale janë përdorur për ngacmime, kanosje apo veprime tjera të paligjshme në të cilat raste policia në bashkërendim me prokurorinë ka zhvilluar hetime dhe ka arrestuar persona të dyshuar. gjithashtu, është vërejtur se ka raste të tilla në rrjete sociale që nuk kanë të bëjnë me vepra penale por janë raste që ndjeken me padi civile (p.sh. shpifja)”, thuhet në përgjigjen e policisë së Kosovës dërguar përmes e mailit. Redaksia e emisionit Udhëve në RTK ka kontaktuar me zyrtarë të ATK-së lidhur me faqet e rrejshme dhe evazionin fiskal që shkaktohet nga to.

Në këtë institucion nuk kanë pranuar të përgjigjen para kamere në lidhje me këtë çështje. Ne nje pergjigje me shkrim, te derguar nga zedhenesja Valentina Bytyqi Sefa, ndonese te pyetur nese kane luftuar evazionin fiskal qe shkaktojne faqet e rrejshme, na kane njoftuar per nje sere rregullash publike te te berit biznes dhe dispozitat ndeshkimit te parapara me ligj, duke iu shmangur pyetjeve konkrete te emisionit Udheve.

Lufta me faqet e rrejshme është tashmë një sfidë globale. Megjithatë, Kosovën e ka zënë tëresisht të pa përgatitur. Shteti, po atakon zhvatësit e internetit vetëm në raste ekstreme. E shumë bizneseve dhe individëvë, iu kanë futur frikën në bark. Ata janë dorëzuar të ankohen karshi këtyre faqeve.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?