Lajme

Familjarët e viktimës në gjendje të rënduar, mes lotësh largohen nga QKUK’ja

Familjarët e shtatzënës që u vra në oborrin e QKUK-së u larguan nga vendi i ngjarjes. Familjarët janë larguar me vetura të policisë ndërsa ishin në gjendje të rënduar psikologjike. Ata ishin të pranishëm derisa trupi i pajetë i viktimës u largua nga ekipi mjekoligjor i policisë.

Gruaja që dyshohet se u vra në oborrin e QKUK’së ishte duke jetuar me babanë e saj që kur u nda nga burri i saj. Kështu e konfirmoi për T7 motra e viktimës, e cila tha se H.M dhe burri i saj kanë pas probleme edhe më herët, dhe se burri i saj gjithmonë ka mbajtur armë e thikë në shtëpi. Sipas saj, viktima është ndarë me të me ndihmën e Policisë. Gazeta Express dhe T7 do të ju mbajë të informuar lidhur me detajet e tjera.

Kujtojmë se burimet nga QKUK-ja bëjnë me dije për Sinjalin se i dyshuari për këtë rast është Sokol Halili, 31-vjeçar i cili dyshohet se e ka qëlluar ish-bashkëshorten Hamide Magashin, 35-vjeçare, nga fshati Llugagji i Lipjanit dhe më pas ka ikur.