Lajme

Familja e atdhetarit Mehë Uka i bashkohet PDK’së

Familja e atdhetarit të njohur Mehë Uka, i është bashkuar kandidatit të PDK-së për kryeministër të ardhshëm, Kadri Veselit në PDK.

Bashkë me familjen Uka, në PDK kanë aderuar edhe shumë qytetarë nga rajoni i Shalës.

Veseli e ka vlerësuar lartë angazhimin e familjes Uka për lirinë e vendit, ndërsa ka theksuar përmes një shkrimi në faqen e tij në “Facebook” se bashkë me mijëra të rinj, të reja dhe qytetarë të shumtë që po i bashkohen PDK-së, do ta fitoj betejën për luftën kundër korrupsionit.

Statusi i plotë i Kadri Veselit:

Familja e nderuar e heroit Mehë Uka dhe atdhetarë të tjerë nga rajoni i Shalës, sot iu bashkuan Partisë Demokratike të Kosovës. Një jetë të tërë, pa u ndalur asnjëherë, Mehë Uka punoi për lirinë dhe kombin tonë.

Ishte njeri i fjalës dhe besës, i pathyeshëm dhe vizionar.

Por, këto virtyte nuk ishin vetëm të tij, mirëpo të shumë familjeve shaljane me traditë atdhetare.

Ashtu siç ishim bashkë në përpjekjet tona për liri e pavarësi, ashtu jemi bashkë edhe tani në luftën kundër korrupsionit.

Emri i Mehë Ukës ishte krenaria e Brigadës 141 të UÇK-së në Zonën Operative të Shalës.

Tash në paqe, ngadhënjimi ynë në këtë luftë të përbashkët kundër korrupsionit, do të jetë krenaria e të gjithë qytetarëve!


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?