Lajme

Fakulteti i Komunikimit Masiv shënon 13 Shkurtin, Ditën Ndërkombëtare të Radios

Fakulteti i Komunikimit Masiv i Kolegjit AAB do të shënojë 13 Shkurtin, Ditën Ndërkombëtare të Radios, me aktivitetet e organizuara për këtë shënim.

Me këtë rast do të shfaqet premiera e filmit dokumentar për radion, të realizuar nga Fakulteti i Komunikimit Masiv.

Po ashtu, për radion dhe rolin e saj do të diskutohet bashkë me gazetarët/moderatorët më të njohur të ditëve tona në radiot e Kosovës.

Aktivitetet do të zhvillohen, sot, të shtunën më 13 shkurt 2021, nga ora 11.00 në Qendrën Mediale të Kolegjit AAB.