Lajme

Facebook ndalon edhe zërin e Donald Trumpit në platformë

Jo vetëm që ish-presidenti amerikan, Donald Trump nuk mund të ketë një llogari dhe të bëjë postime në Facebook, por tani edhe zëri i tij ndalohet.

Rrjeti social ka fshirë një video të publikuar nga nusja e djalit të Trumpit, ku ish-presidenti dëgjohej duke dhënë një intervistë.

Lara Trump, e cila është një bashkëpunëtore e re e televizionit “Fox News”, postoi një video të sajën duke intervistuar ish-presidentin për një sërë çështjesh.

Por më vonë, ajo publikoi një screenshot të një emaili që kishte marrë nga Facebook-u, që e paralajmëronte atë për ndalimin e videos.

“Në përputhje me bllokimin që vendosëm në llogaritë e Donald Trump në Facebook dhe Instagram, përmbajtja e mëtejshme e postuar me zërin e Donald Trump do të hiqet dhe do të rezultojë në kufizime shtesë në llogari.”, thuhet në email.

Facebook e bllokoi Trumpin nga platforma e tij në janar pas trazirave në Kapitol. Donald Trump u ndalua gjithashtu edhe nga Twitter dhe YouTube.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?