Lajme

Evakohet kulla “Eiffel”, dyshohet për bombë

Kulla “Eiffel” është evakuuar pas një kërcënimi për bombë. Policia rrethoi pikën e shënuar në Paris rreth mesditës të mërkurën pasi u bë një telefonatë anonime duke pretenduar se eksplozivët ishin lënë atje, shkruan “DailyMail”.

Oficerët e armatosur mund të shiheshin në një kordon të vendosur në rrugët afër, ndërsa media franceze raportoi se ekipet e eksplozivëve po kontrollonin vendin, trasnmeton Indeksonline.

Rrugët që të çojnë në pikën e referimit, në “Lagjen 7” të Parisit, janë mbyllur, ndërsa njerëzve u thuhej të shmangnin zonën.