Lajme

Eurodeputetja franceze e ashpër: I themi jo vizave për Kosovën – Ta ndalim këtë ç’menduri

Eurodeputetja franceze, Dominique Bilde, ka kundërshtuar liberalizimin e vizave për kosovarët.Ajo shkon aq larg sa e quan ç’menduri dhe se refuzojnë zgjerimin e Bashkimit Evropian në Kosovë.

“Kosova ishte në program këtë javë në Parlamentin Evropian në Francë. Ne refuzojmë zgjerimin e BE-së me këtë vend. Ne gjithashtu kundërshtojmë lëshimin e vizave për shumë shtetas të tyre! Është koha për të ndaluar këtë çmenduri. Grupi i Identitetit dhe Demokracisë – Franca thotë JO”, ka shkruar ajo në Twitter.

Komisioni Evropian që nga viti 2018 ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe ka rekomanduar heqjen e vizave.Komisioni këtë qëndrim e ka përsëritur edhe në pranverë të këtij viti.Ndërkohë, edhe Parlamenti Evropian ka mbështetur dhe ka dhënë pëlqimin e vet për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovë

Burimet diplomatike vazhdojnë të thonë se, pa marrë parasysh se a do të përmendet apo jo formalisht në ndonjë deklaratë nga BE-ja, çështja e liberalizimit nuk përjashtohet që të zhbllokohet dhe të nisë procesi në grupet përkatëse punuese të BE-së.Por, kjo është një procedurë që zgjat dhe nuk mund të paragjykohet afati kohor se kur do të mund të ndodhë